Kthehen me "Lasgushin" 120 shqiptarë nga Italia - Gazeta Express
string(45) "kthehen-me-lasgushin-120-shqiptare-nga-italia"

Kthehen me “Lasgushin” 120 shqiptarë nga Italia

Gazeta Express

28/03/2020 21:25

120 shqiptarë të cilët ishin bllokuar në Itali janë riatdhesuar në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni “Lasgush” me të gjithë shqiptarët, ku pjesë e këtij operacioni ishte edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Lexo Edhe:

Udhëtarët thonë se ndaj tyre janë ndjekur të gjitha protokollet. Ata do të duhet të rrinë 14 ditë të izoluar, për shkak se vijnë nga një zonë shumë e prekur nga koronavirusi.

“Unë kam qenë e sëmurë dhe kisha shkuar për vizita shëndetësore”, tha një qytetare për Ora News.

“Isha në Itali se më lindi vajza”

“Kam qëndruar një muaj”

Ministria thote se operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare.