Nga rezultati i shpallur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut është konstatuar se 24,562 vota janë të pavlefshme. Përpos bojkotimit me vetëdije ka dhe raste kur disa nga fletëvotimet nuk kanë qenë të plotësuara mirë dhe prandaj shpallen të pavlefshme, njoftuan për Portalb.mk, përfaqësuesit e një vendvotimi në Çair.
Që të mos gabohet, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) në faqen e tyre zyrtare dhe në rrjetet sociale ka shpërndarë video edukative që ndihmojnë qytetarët të realizojnë të drejtën e votës në mënyrë të duhur, edhe atë:
Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.
tag_katrorimaqedoni_2