Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike shpërndau kompensimin financiar paszgjedhor që do t’u jepet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nga kompensimi financiar që kap vlerën prej 12.7 milionë lekësh kanë përfituar “Lëvizja Bashkë”, “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, “Partia Mundësia” dhe “Partia Koalicioni Euroatlantik”.
Vlera e përfituar nga partitë politike të cilat nuk përfituan fonde para zgjedhjeve dhe kanë marrë jo më pak se 1 % të votave të vlefshme në shkallë vendi, është: Lëvizja Bashkë – 2.307.418 lekë; Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet – 3.884.362 lekë; Partia Mundësia – 4.601.488 lekë; Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.963.190 lekë.
Gjithashtu KSHZ plotësoi vakancat e krijuara në këshillat bashkiakë të katër bashkive.
Konkretisht vakancat e plotësuara janë: në këshillin e Bashkisë Durrës, u me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kastriot Xhongoli.
Në Këshillin e Bashkisë Peqin, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Parashqevi Çehu.
Në Këshillin e Bashkisë Korçë, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit Bashkë Fitojmë, Mirela Qeleshi.
Në Këshillin e Bashkisë Lezhë me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Fryma e Re Demokratike”, Gjon Marku.
Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Sarandë me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Ardiana Berisha, Komisioneri do të vendosë pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga subjekti Partia Demokratike në kërkesën për shtyrjen e vendimmarrjes.