KShZ: 312 kandidatura për kryetar të komunave - Gazeta Express
string(44) "kshz-312-kandidatura-per-kryetar-te-komunave"

Maqedoni

Gazeta Express

15/09/2025 11:34

KShZ: 312 kandidatura për kryetar të komunave

Maqedoni

Gazeta Express

15/09/2025 11:34

Pasi mbrëmë në ora 24:00 përfundoi afati për dorëzimin e listave nga ana e partive politike për kandidat për Kryetar të Komunave dhe listat e këshilltarëve Komunal, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë informuar se në komisionet zgjedhore komunale janë dorëzuar gjithsej 312 kandidatura për kryetar Komune, dhe 575 lista për këshilltarë në komuna dhe Qytetin e Shkupit. Shifra përfshin edhe kandidaturat e paraqitura nga partitë politike dhe ato nga grupe votuesish të pavarur.

“Në komisionet zgjedhore komunale janë dorëzuar gjithsej 312 kandidatura për kryetar Komune dhe 575 lista për këshilltarë në komuna dhe Qytetin e Shkupit. Shifra përfshin edhe kandidaturat e paraqitura nga partitë politike dhe ato nga grupe votuesish. Interesi më i madh u vu re në Qytetin e Shkupit, ku u dorëzuan 18 kandidatura për kryetar bashkie dhe 20 lista për anëtarë të Këshillit të Qytetit.”, thuhet ne komunikatën e KShZ-së.Nga KSHZ, po ashtu njoftojnë se sipas orarit për zhvillimin e zgjedhjeve, menjëherë pas marrjes së listave, komisionet zgjedhore komunale paraqesin kërkesa te institucionet që posedojnë të dhënat e nevojshme për të verifikuar përmbushjen e kërkesave ligjore, jo më vonë se 14 shtatori. Pas përfundimit të kontrolleve sipas KShZ-së dhe eliminimit të mundshëm të parregullsive, listat e konfirmuara duhet të dorëzohen në KShZ jo më vonë se 20 shtatori, kur do të përcaktohet renditja në listën e vetme të kandidatëve. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, KShZ do të publikojë të gjitha listat e konfirmuara sipas Komunave që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.