KSHPK-ja miratoi raportin për financimin e fushatës për zgjedhjet lokale 2025 - Gazeta Express
string(77) "kshpk-ja-miratoi-raportin-per-financimin-e-fushates-per-zgjedhjet-lokale-2025"

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 13:08

KSHPK-ja miratoi raportin për financimin e fushatës për zgjedhjet lokale 2025

Maqedoni

Gazeta Express

17/02/2026 13:08

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancën e 27-të miratoi raport të veçantë për kushtet e përcaktuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë në vitin 2025, me rekomandim se për proceset e ardhshme zgjedhore është i nevojshëm unifikimi i standardeve për evidencë dhe rregullat publike në lidhje me pjesëmarrësit, si dhe lidhja e të dhënave bankare, si dhe ngrihet çështja e digjitalizimit të proceseve të krijimit të raporteve financiare me qëllim që të mundësohet menaxhim i përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent i procesit.

Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, duke përmbledhur gjetjet në Raport, theksoi se megjithëse ekzistojnë mekanizma bazë për raportim financiar dhe llogaridhënie publike, efikasiteti i tyre nuk është i mjaftueshëm për shkak të rregullave që janë hartuar, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet lokale të cilat mbahen në dy raunde me një numër të madh pjesëmarrësish. Ai theksoi se këto dobësi në masë të madhe përsëriten në ciklet e mëparshme zgjedhore dhe theksoi se nevojiten ndryshime ligjore për të miratuar zgjidhje më të mira.

Çuçul theksoi se modeli i financimit mbetet kryesisht i varur nga fondet publike, si dhe nga burimet e brendshme partiake të pjesëmarrësve. Verifikueshmëria e financimit është e kufizuar, siç tha Çuçul, për shkak të lëshimeve sistemike.

KSHPK-ja ka hapur 43 lëndë bazuar në raportet e paraqitura, si dhe me iniciativën e saj, të cilat lidhen me shkelje të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të Interesit, për 38 raste është marrë vendim, ndërsa hetimi është duke vazhduar në pesë raste.

Lidhur me Regjistrin e automjeteve zyrtare të organeve shtetërore, Çuçul tha se nga 1.514 institucione, ky detyrim është përmbushur nga 635 institucione të cilat kanë dorëzuar të dhëna, ndërsa 879 nuk kanë dorëzuar të dhëna.

Të ardhurat totale nga financimi i fushatës zgjedhore kanë qenë afër 569 milionë denarë, ku shumica 46.7 për qind janë nga fondet për reklama politike të paguara, pastaj vijojnë donacionet nga personat juridikë dhe fizikë… Shpenzimet e fushatës arrijnë në rreth 301 milionë denarë, derisa shumica e fondeve janë destinuar për reklamim dhe propagandë 76 për qind, 8.3 për qind për shpenzime për mbajtjen e mitingjeve dhe tubimeve parazgjedhore, për shërbime profesionale dhe kërkime 7.3 për qind, 4.4 për qind për transport dhe logjistikë, 1.8 për qind për përfaqësim dhe 1.4 për qind për qira të hapësirave.

Çuçuli theksoi se Raporti do t’i paraqitet Kuvendit dhe nga e hëna do të publikohet në ueb faqen e internetit të KSHPK-së.

Në seancën e sotme, Sofija Spasova Medarska u zgjodh zëvendëskryetare e KSHPK-së për gjashtë muajt e ardhshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement