Kryhet takimi në Bruksel, Vuçiq thotë se bisedimet vazhdojnë të mërkurën në "nivel teknik" - Gazeta Express
string(88) "kryhet-takimi-ne-bruksel-vuciq-thote-se-bisedimet-vazhdojne-te-merkuren-ne-nivel-teknik1"

Kryhet takimi në Bruksel, Vuçiq thotë se bisedimet vazhdojnë të mërkurën në “nivel teknik”

Gazeta Express

16/07/2020 20:19

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin nuk kanë qenë të lehta. Ai tha se në këtë raund të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel, është diskutuar për temën e personave të zhdukur dhe të zhvendosur brenda vendit si dhe ekonominë.

“Bisedimet do të vazhdojnë në nivelin teknik të mërkurën”, ka thënë Vuçiq, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Lexo Edhe:

Më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit.

Komentet ai i bëri para fillimit të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Pres diskutim konstruktiv që do t’i kontribonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve”, tha Borrell në adresimin e tij.

Dialogu në Bruksel filloi në mars të vitit 2011. Ideja ka qenë të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.