“Asnjë marrëveshje sonte”, ka deklaruar para gazetarëve presidenti në largim i Këshillit Evropian
Charles Michel.
Ai tha se ishte një “rast i mirë për të shkëmbyer pikëpamje”, por se “sonte nuk ka marrëveshje”.
Partitë politike, tha ai, “bënë propozime” dhe “do të kemi rastin në ditët të vijmë të punojmë më tej dhe të përgatisim vendimet që duhet të marrim”, ka raportuar The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Qëllimi i bisedimeve të sotme, tha ai, ishte që të kemi një shkëmbim të thellë pikëpamjesh dhe të ndajmë shqetësimet, prioritetet, shpresat dhe pritjet, tha Michel.
Udhëheqësit do të takohen zyrtarisht për një samit javën e ardhshme.
Darka në Bruksel për t’i zgjedhur drejtuesit e ri të BE’së, Politico raporton se ka konsensus për katër emrat