Kryhen tre transplantime të organeve në Klinikën e Shkupit - Gazeta Express
string(58) "kryhen-tre-transplantime-te-organeve-ne-kliniken-e-shkupit"

Kryhen tre transplantime të organeve në Klinikën e Shkupit

Ballina

Gazeta Express

11/06/2021 12:48

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se për momentin në Klinikën e urologjisë në rrjedhë është transplantimi i dy veshkave të donatores, 44-vjeçares e cila dje pësoi vdekje të trurit.

Dy pacientë të moshës 30 dhe 23-vjeçare, të cilët një kohë të gjatë janë në dializë, do të fitojnë veshkë nga 44-vjeçarja”, njoftojnë nga MSH-ja.

Lexo Edhe:

Herët, gjatë mëngjesit të sotëm ka përfunduar edhe transplantimi i zemrës te pacienti i cili një kohë të gjatë vuante nga zemra e dobët.

“Pacienti është në gjendje stabile dhe po rikuperohet pas operacionit”; thuhet më tej në njoftimin e MSH-së.