Kryeziu: VV-ja e ka përgjegjësinë kryesore për ngërçin, të ulet në tryezë me partitë tjera politike - Gazeta Express
string(97) "kryeziu-vv-ja-e-ka-pergjegjesine-kryesore-per-ngercin-te-ulet-ne-tryeze-me-partite-tjera-politike"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:55

Kryeziu: VV-ja e ka përgjegjësinë kryesore për ngërçin, të ulet në tryezë me partitë tjera politike

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 9:55

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se VV-ja e ja përgjegjësinë kryesore për bllokimin e institucioneve.

Ai ka ftuar partinë e Albin Kurtit që të ulet në tryezë me subjektet politike për të gjetur një zgjidhje për daljen nga ngeci aktual politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se dialogu është detyrim demokratik.

“VV, si forca më e madhe politike, ka përgjegjësinë kryesore: të mos e mbajë peng konstituimin e institucioneve, por të ulet në tryezë me subjektet tjera politike. Dialogu është detyrim demokratik”, ka shkruar Kryeziu.