Kryeziu: Vendimi i Gjykatës është mburojë ndaj ideve të rrezikshme – afati 30 ditor duhet respektuar - Gazeta Express
string(97) "kryeziu-vendimi-i-gjykates-eshte-mburoje-ndaj-ideve-te-rrezikshme-afati-30-ditor-duhet-respektuar"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 6:57

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës është mburojë ndaj ideve të rrezikshme – afati 30 ditor duhet respektuar

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 6:57

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të ndaluar çdo veprim të deputetëve të zgjedhur pas skadimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Në një postim, Kryeziu theksoi se ky vendim është një demonstrim i fuqishëm i rolit vendimtar që Gjykata Kushtetuese ka në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të vetë Republikës së Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar veprimet e deputetëve të zgjedhur, pas skadimit të afatit 30 ditor, është demonstrim i rolit vendimtar të kësaj Gjykate në mbrojtjen e Republikës sonë dhe rendit të saj kushtetues,” tha Kryeziu.

Ai shtoi se masa e përkohshme është një përgjigje institucionale ndaj “ideve të rrezikshme për të vijuar me vazhdimin çdo 48 orë të seancës konstituive”, duke nënvizuar se afati i dhënë deri më 8 gusht 2025 është më se i mjaftueshëm për të përcaktuar pasojat juridike të mosrespektimit të afatit kushtetues.

Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 24 korrik vendosi ex officio masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim të deputetëve të zgjedhur pas përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar veprimet e deputetëve të zgjedhur, pas skadimit të afatit 30 ditor, është demonstrim i rolit vendimtar të kësaj Gjykate në mbrojtjen e Republikës sonë dhe rendit të saj kushtetues.

Kjo ndalesë është përgjigje institucionale në idetë e rrezikshme për të vijuar me vazhdimin çdo 48 orë të seancës konstituive. Koha deri me 8 gusht 2025 është më se e mjaftueshme për të përcaktuar pasojat juridike të mos respektimit të afatit 30 ditor për konstituim.