Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, është deklaruar lidhur me situatën aktuale politike në vend duke thënë se e njëjta po ‘‘ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme’’
I njëjti ka shtuar edhe se masat e vonesat e Kushtetuese duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje me 12 tetor.
‘‘Qoftë me kalkulime politike, qoftë si produkt i procedurave, masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese po duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, me 12 tetor. Ose, një skenar tjetër, i diskutuar nga disa parti, është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Kujt i shkon përshtati ky dakordim i heshtur dhe çfarë do të prodhojë për vendin mbajtja e dy palë zgjedhjeve – qendrore dhe lokale, do ta shohim. Ajo që dihet, ende nuk ka marrëveshje politike e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme’’, ka shkruar ai.