Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit s’është hap real e as serioz për zhbllokimin e ngërçit politik
Ai ka shtuar se VV po zhvillon lojë nervash me partitë tjera.
“Propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nuk është një hap as real e as serioz drejt konstituimit të Kuvendit dhe zhbllokimit të ngërçit politik. Por një mënyrë për t’i thënë opozitës, atë që në VV e kanë thënë jo formalisht, ‘’se pas kandidaturës së Albulena Haxhiut, me çfarë kandidatë do vijmë, do kërkoni që tu ja kthejmë Albulena Haxhiun’’. VV po zhvillon lojë nervash me partitë opozitare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.