Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk e kanë problemin me Albulena Haxhiun por me Albin Kurtin dhe partinë e tij.
Kështu është shprehur ajo për Klan Kosova pak para fillimit të seancës.
“Është e drejt ekskluzive e fitueses të propozojë kandidatin për kryetar, ne nuk mund të propozojmë kandidatin që i pëlqen LDK-së e PDK-së sepse propozojmë atë që ne konsiderojmë se është figurë e duhur për këtë pozitë”.
“Problemi i tyre nuk është tek Haxhiu e as tek emri, është arsyetim me të cilin këta po e arsyetojnë mospjesëmarrjen e tyre në kuvend dhe këtë bllokadë. E kanë problemin me Kurtin, me VV-në dhe po e arsyetojnë këtë duke thënë se nuk e votojnë Haxhiun”, u shpreh Kryeziu.