Kryeziu për vizat: Nëse Franca e shtyn përpara këtë proces, mund të ketë diçka deri në fund të vitit - Gazeta Express
string(98) "kryeziu-per-vizat-nese-franca-e-shtyn-perpara-kete-proces-mund-te-kete-dicka-deri-ne-fund-te-vitit"

Kryeziu për vizat: Nëse Franca e shtyn përpara këtë proces, mund të ketë diçka deri në fund të vitit

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 23:43

Njohësi i Integrimeve Europiane, Taulant Kryeziu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse Franca del në anën e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave, atëherë deri në fund të vitit mund të ketë diçka, shkruan Gazeta Express.

Kryeziu thotë se nuk e ka pritur që sot të ketë vendim dhe shton se samiti nuk është mbledhur për viza.  Ai shton se me përkrahjen e shteteve më të mëdha në BE, atëherë do të ishte më e lehtë. Ai po ashtu tha se liberalizimi nuk është dashur të lidhet me procese tjera sikur dialogu.

Lexo Edhe:

“Nëse Franca e shtyn përpara këtë proces, mund të ketë diçka deri në fund të vitit. Gjermania po shihet se ka qëndrim, edhe Holanda ka lëviz”, tha ai.  

“Në kuptimin e fuqisë politike. Duhet me votu 55% e shteteve anëtare që e përfaqësojnë 65% të popullsisë. Pra nuk duhet unanimitet, por duhet një shumicë e dyfishtë. Me Francën si shtet i madh do të ishte më e sigurt. Është lehtë e arritshme me të. Unë mendoj që mund të ketë lajme të mira, vendimmarrje brenda këtij viti. Tash a do të jetë tetori, nëntori apo kulminacion do të ketë tek festat, nuk mund ta themi”, shtoi Kryeziu.

Ai tutje tha se procesi prej ku jemi sot, mund të zgjasë 7 deri në 9 muaj nëse i marrin për referencë dy shtetet e fundit që kanë fituar liberalizimin e vizave.

“Nëse e marrim referencë Gjeorgjinë dhe Ukrainën, 7-9 muaj prej ku jemi sot”, përfundoi ai. /Gazeta Express/