Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Kushtetueses për situatën në Kuvend. Kryeziu në postimin e tij ka shkuar ‘’në pikën zero’’.
Ai ka shtuar edhe se Gjykata nuk ka sqaruar qartë se cilat janë masat konkrete pas afatit prej 30 ditësh.
‘‘Në Pikën ZERO…
Gjykata sqaroi se Dehari ka vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe si rrjedhojë, seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme. Megjithatë, edhe pas këtij vendimi, Gjykata nuk ka sqaruar qartë se cilat janë masat konkrete pas afatit prej 30 ditësh. Edhe një herë, interpretimi i saj mbeti i paqartë dhe i paplotë’’, ka shkruar ai.