string(67) "kryeziu-i-jep-nje-fitore-te-rendesishme-prishtines-kunder-ballkanit"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2025 22:09

Kryeziu i jep një fitore të rëndësishme Prishtinës kundër Ballkanit

Futboll

Gazeta Express

03/05/2025 22:09

Prishtina ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 32 të Albi Super Ligës së Futbollit, fitore kjo që bënë që ata të ngritën në kuotën e 43 pikëve

Prishtina arriti një fitore të rëndësishme “Fadil Vokrri” duke marrë 3 pikë.

Pjesa e parë filloi me një ritëm shumë të ngadaltë me të dyja skuadrat që kryesisht po zhvillonin lojë në mesfushë.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje erdhi në mes të pjesës së parë për Prishtinën kur Dion Gallapenin bëri një goditje por Artan Iljazi nuk lejoi që të mposhtej. 

Adetunji ishte futbollisti i Ballkanit që rrezikoi portën e Agron Kolajt por portieri vendas bëri një pritje të mahnitshme.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më e mirë dhe në rastin e parë serioz shënoi golin e parë në këtë ndeshe dhe të fitores me anë të Leotrim Kryeziut në minutën e 86-të.

Fitorja e Prishtinës erdhi pas katër ndeshjeve pa rezultat pozitiv në kampionat, derisa Ballkani fitoi ndaj Milshevës javën e kaluar, por që humbi në kryeqytet – humbje kjo që ia lehtëson rrugën Dritës drejt titullit të radhës.

Prishtina ka 43 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë, kurse Ballkani është në vendin e dytë me 57 pikë, nëntë më pak se Drita që ka 66 sosh dhe e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/