Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, në një intervistë në FRONATL të T7 ka folur për bllokadën politike në Kosovë dhe për afrimin e fundit të afatit 30 ditor të Kushtetueses, shkruan Express.
Kryeziu ka thënë se nëse s’do të ketë as nesër Parlament, atëherë do të ketë tri lloje të masave ndëshkuese, ku bëjnë pjesë shkarkimi, dorëheqja e revokimi.
Sipas tij, masa e tretë mund të hyjë në funksion për t’ua marrë mandatin.
“Shkarkimi, dorëheqja, revokimi. Masa e tretë, këta deputetë e kanë marrjen e mandateve. Nëse nuk e konstituojnë nesër Parlamentin, në bazë të këtij urdhri”, ka thënë Kryeziu në FRONTAL të T7.
Ai ka thënë se deri dje deputetët e kanë rrezikuar Kosovën me mos konstituimin e Kuvendit dhe se nga dje e ditëve në vazhdim ata kanë nisur ta rrezikojnë veten e tyre, meqë sipas Kryeziut ata do të humbin mandatet.
Kryeziu thotë se kjo është edhe arsyeja pse shpreson që do të ketë një zgjidhje deri nesër./Express/