Kryetarja e komanduar reagon pas shkarkimeve: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës - Gazeta Express
string(79) "kryetarja-e-komanduar-reagon-pas-shkarkimeve-nuk-ka-krize-ne-bashkine-e-tiranes"

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 16:38

Kryetarja e komanduar reagon pas shkarkimeve: Nuk ka krizë në Bashkinë e Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 16:38

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, bëri një deklaratë për mediat pas shkarkimeve të  fundit nga detyra të nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi. Sipas saj institucioni nuk është përfshirë në krizë funksionale dhe se puna në Bashkinë e Tiranës vijon pa ndërprerje.

Në një deklaratë për shtyp, Ristani shpjegoi: “Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, ka marrë disa vendime. Këto vendime, të marra në kushtet e një informacioni të cunguar, janë pasqyruar në media në mënyrë të nxituar dhe kanë krijuar një keqkuptim, të cilin e sqaroi vetë Veliaj.”

Ristani theksoi se angazhimi për të vazhduar punën për qytetin nuk ndryshon, duke shtuar: “Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj.

Dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës”, shtoi ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement