Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin e ndarjes nga jeta të të riut Fatlum Gashi nga Llapushniku, vetëm 19-vjeçar, i cili ndërroi jetë sonte pas plagëve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi ditë më parë.
“Ky aksident tragjik mori jetën edhe të prindërve të tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer në një dhimbje të pamasë për familjen Gashi dhe gjithë komunitetin tonë”.
Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj tragjedie të trefishtë.
“U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij! Ngushëllime të sinqerta!”