Kushtrim Ajazi, Kryetari i Shoqatës se Prodhuesve të Kosovës ka folur për kompanitë prodhimtare të vendi se si e kanë përjetuar rritjen e çmimit nga vendimi i ZRrE-së.
Ai tutje ka treguar se vetëm dje një kompani ka ndërprerë prodhimin dhe u ka bërë me dije punëtorëve për ndërprerje të punës.
“Vetëm sot, unë vetë isha dëshmitar edhe e pash që është mbyllë një firmë prodhuesë edhe ka lajmëruar punëtorë që të ndërpresin punën. 200 punëtorë deri sa të ketë një situatë tjetër”, është shprehur Ajazi dje ne Teve1.
Ajazi tregoj se të gjitha kompanitë kanë pasur ankesa sepse këto çmimi janë të pa përballueshme edhe për firmat, këto çmime sjellin vetëm drejt falimentimit.