Kryetari i OEK-ut i kundërpërgjigjet ZRRE-së: Janë edhe qindra padi të tjera të bizneseve - Gazeta Express
string(88) "kryetari-i-oek-ut-i-kunderpergjigjet-zrre-se-jane-edhe-qindra-padi-te-tjera-te-bizneseve"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:58

Kryetari i OEK-ut i kundërpërgjigjet ZRRE-së: Janë edhe qindra padi të tjera të bizneseve

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 8:58

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në intervistë për Ekonomia Online,
iu kundërpërgjigj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka konfirmuar se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka sqaruar se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë, dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.

Mirëpo, Rafuna tha se ishte padia vetëm e një biznesi individual se aq ishin mundësitë ligjore, sepse Oda Ekonomike nuk ka pasur të drejtë të bëjë padi për 1.300 biznese.

“Mundësi e vetme ligjore kjo ka qenë. Meqenëse nuk ishte vendimi, një akt administrative ai i ZRRE-së, por ishte vetëm një njoftim, secili biznese mund ta atakojë atë. Janë qindra padi të tjera të bizneseve për njoftimin e ZRRE-së. Ky vendimi i sotëm është i i pari. Do të ketë vendime të tjera të Gjykatës Komerciale. Është lajm shumë i mirë për bizneset”, tha Rafuna.