Kryetari i Madridit pret që Atletico ta fitojë Championsin: Këtë herë Clattenburg s’do të jetë gjyqtari - Gazeta Express
string(101) "kryetari-i-madridit-pret-qe-atletico-ta-fitoje-championsin-kete-here-clattenburg-sdo-te-jete-gjyqtari"

Gazeta Express

23/05/2020 19:12

Kryetari i Madridit pret që Atletico ta fitojë Championsin: Këtë herë Clattenburg s’do të jetë gjyqtari

Gazeta Express

23/05/2020 19:12

Kryetari i Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida, beson se Atletico Madridi do të triumfojë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, përderisa e kritikoi gjyqtarin Mark Clattenburg për punën e tij në finalen e vitit 2016 kundër Real Madridit.

Mark Clattenburg e ndau drejtësinë në ndeshjen vendimtare evropiane, në të cilën Real Madridi e mundi Atletico Madridin me penallti, pasi loja e rregullt gjatë finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2016 kishte mbaruar baras 1:1, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, Clattenburg së fundi e ka pranuar se goli i parë i Real Madridit, i shënuar nga kapiteni Sergio Ramos, duhej të ishte anuluar pasi që ishte në pozitë jashtë loje.

“Në atë finale, Real Madridi kaloi në epërsi 1:0 në pjesën e parë, por goli ishte pozitë jashtë loje dhe këtë e kuptuam në pushimin mes pjesëve – ishte vendim i vështirë dhe ndihmësi im e huqi”, vazhdoi ai.

Dhe kryetari i Komunës së Madridit thotë se ai do të dëshironte ta shihte sërish një finale mes dy klubeve madrilene dhe mendon se këtë herë Atletico do të triumfojë.

“Dua që Real Madridi ta kalojë Manchester Cityn. Unë e dua një finale të tretë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, por këtë herë Clattenburg nuk do të jetë gjyqtari dhe hera e tretë të sjellë fat”, ka thënë Almeida.

“Unë jam kryetari i Madridit, mos më vëni në një pozitë të tillë, por e vërteta është se ajo ndeshje duhet të kishte përfunduar me barazim 1:1”. /Gazeta Express/