Kryetari i Leposaviqit gjobitet për prishje të rendit dhe qetësisë publike - Gazeta Express
string(74) "kryetari-i-leposaviqit-gjobitet-per-prishje-te-rendit-dhe-qetesise-publike"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 13:06

Kryetari i Leposaviqit gjobitet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 13:06

Dy persona janë gjobitur në Mitrovicë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Pas një  mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP).”

Kallxo.com raporton se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetem dhe një qytetar, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje.