Gjatë ditës së djeshme kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut vizitoi Universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Gashi kishte edhe diskutime e bashkëbisedime me studentët e këtij universiteti.
Këta të fundit u interesuan edhe për një incident në aeroportin e Shkupit, ku gati një vit më parë, u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ka pas një sjellje jo të këndshme aty prej disa policëve. Presidentja është shqetësu dhe më ka marr në telefon. Unë ka reagu menjëherë. Ndërkohë fola edhe me ministrin e brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë që të mos esklaojë situata, sepse nuk është e dinjitetshme që një president të denigrohet”, tha ai para studentëve në Gjilan.
E nuk i shpëtoi, as pyetjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Gashi foli edhe për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Diskutimi i hapur me studentë, ish-diplomatë e analistë, zgjati gati dy orë.