Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim iniciatorët e idesë për vendosjen e tri shkronjave të arta të UÇK-së në Çyçavicë, monument i cili do të kujtojë përjetësisht sakrificën e dëshmorëve dhe do të mbetet amanet i lirisë brez pas brezi.
Kryetari Gashi falënderoi iniciatorët për kontributin dhe përkushtimin e treguar nga fillimi deri në përmbylljen e projektit, si dhe shprehu mirënjohje për donatorët që bënë të mundur realizimin e tij.
Në shenjë respekti e vlerësimi, kryetari ndau mirënjohje për z. Afrim Mexhuani, z. Feriz Gashi dhe z. Kastriot Krasniqi, për rolin dhe angazhimin e tyre të çmuar.
“Ky monument është simbol i krenarisë sonë dhe dëshmi e pavdekshme e sakrificës për liri”, tha kryetari Xhafer Gashi.