Kryetari i komunës që udhëhiqet nga PDK-ja tregon nëse do ta mbajë fotografinë e Vjosa Osmanit në zyre - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 17:29

Kryetari i komunës që udhëhiqet nga PDK-ja tregon nëse do ta mbajë fotografinë e Vjosa Osmanit në zyre

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 17:29

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se do ta vendos fotografinë e presidentes Vjosa Osmani në zyrën e tij. Ai tha se këtë e ka për obligim ligjor që do ta respektojë, shkruan Gazeta Express.

“Po kabineti im e ka bërë fotografinë gati. Nesër ose pasnesër do të vendoset fotografia. Ajo çfarë përcaktohet me ligj respektohet nga unë”, ka thënë ai në emisionin “Frontal”, në T7.

Teksa i pyetur nëse i njëjti do t’i “hakmerret” Vjosa Osmanit për mosbajtjen e fotografisë së ish-peridentit Hashim Thaçi, Aliu deklaroi se nuk udhëhiqet nga parime të tilla.

“Ai nuk është niveli im. Unë respektoj çdo president që zgjidhet nga vullneti i popullit dhe nga Kuvendi i Kosovës. Unë kam mbajtur edhe fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe atë të ish-presidentit Hashim Thaçi e tani do ta mbajë edhe atë të Vjosa Osmanit”, ka thënë Aliu./ Express.