Kryetari i jurisë kryesore të edicionit të ri të PriFest, Mike Downey - Gazeta Express
string(68) "kryetari-i-jurise-kryesore-te-edicionit-te-ri-te-prifest-mike-downey"

Arte

Gazeta Express

19/08/2025 16:19

Kryetari i jurisë kryesore të edicionit të ri të PriFest, Mike Downey

Arte

Gazeta Express

19/08/2025 16:19

Kryetari i jurisë kryesore të edicionit të sivjetmë të PriFest ëshë Mike Downey, njëherit edhe Kryetar i Bordit të Akademisë Evropiane të Filmit.

Ai është autor, kineast dhe aktivist. Ka marrë pjesë si producent apo autor në mbi 100 filma artistikë. Mike ka botuar mbi një gamë të gjerë temash dhe ka krijuar një arkiv të pasur me shkrime të publikuara në revista nga Vogue deri tek Variety, nga Screen tek Stills e Cineaste, duke qenë bashkëthemelues i grupit të botimeve mediatike Moving Pictures në vitet ’90.

Si kineast, ai ka bashkëpunuar me shkrimtarë si James Ellroy, Günter Grass, Colm Tóibín, Lee Hall, David Grossman dhe Shane Smith (themelues i Vice), si dhe me një gamë regjisorësh eklektikë si Agnieszka Holland, Volker Schlöndorff, Peter Greenaway, Oliver Hirschbiegel dhe Mohsen Makhmalbaf.

Si Kryetar i Akademisë Evropiane të Filmit, ai është bashkëthemelues i Koalicionit Ndërkombëtar për Kineastët në Rrezik dhe për një dekadë ka qenë anëtar bordi i White Ribbon Alliance. Ka mbajtur postin e Profesorit Vizitor Thomas Ewing në Universitetin e Ohajos dhe në vitin 2021 u bë President Nderi i Çmimit LUX Film, të dhënë nga Parlamenti Evropian. Po atë vit, ai u nderua me titullin O.B.E. nga Mbretëresha Britanike për kontributin e tij në kinemanë britanike. Në vitin 2022, Universiteti i Warwick-ut i dha Mike Downey-t gradën Doktor i Letërsisë, honoris causa (D.Litt.), për kontributin e tij në kinemanë botërore.

Romani i tij më i fundit “ISTRIA GOLD” është përkthyer në 20 gjuhë dhe është shpërndarë në 60 vende. Së shpejti pritet publikimi edhe në gjuhën shqipe. Vepra e ardhshme e tij, “ISTRIA BLACK”, do të botohet në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Indi në tetor.

Ditët në vijim pritet të prezantohen edhe anëtarët tjerë të jurisë dhe programi i filmit të edicionit të 17-të, që mbahet nga 9-14 shtator.