Kryetari i Junikut thotë se kanë pastruar rrugën Junik-Gjeravicë: Është e kalueshme plotësisht - Gazeta Express
string(93) "kryetari-i-junikut-thote-se-kane-pastruar-rrugen-junik-gjeravice-eshte-e-kalueshme-plotesisht"

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/10/2025 15:31

Kryetari i Junikut thotë se kanë pastruar rrugën Junik-Gjeravicë: Është e kalueshme plotësisht

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/10/2025 15:31

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po e synon edhe një mandat në krye të kësaj komune nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar qytetarët e komunës së tij se kanë pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht.

“Të dashur junikas, Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbulojë bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht. Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes”.