Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia - Gazeta Express
string(84) "kryetari-i-gracanices-thote-se-10-mije-qytetare-te-kosoves-jane-vaksinuar-nga-serbia"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 22:42

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 22:42

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se numri i njerëzve që vuajnë nga koronavirusi po rritet çdo ditë. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të aplikojnë për vaksinim.

Ai për RTV Gračanica tha se deri më tani 10 mijë qytetarë nga Kosova janë viksinuar kundër Covid-19 në pikat e kontrollit në Bujanovac, Rashkë dhe Kursumlija.

Lexo Edhe:

“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen.

Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija. Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, tha Popoviq.