Kryetari i Federatës sportive e kërkon dorëheqjen e kryetarit dhe sekretarit të KOK-ut, i numëron arsyet - Gazeta Express
string(103) "kryetari-i-federates-sportive-e-kerkon-doreheqjen-e-kryetarit-dhe-sekretarit-te-kok-ut-i-numeron-arsyet"

Kryetari i Federatës sportive e kërkon dorëheqjen e kryetarit dhe sekretarit të KOK-ut, i numëron arsyet

Sporte tjera

Gazeta Express

19/03/2024 18:50

Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku e ka publikuar një letër të hapur, përmes së cilës i kërkon Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës për dorëheqje të parevokueshme të kryetarit Ismet Krasniqi dhe të sekretarit Besim Aliti.

Çitaku, në emër të Federatës që e drejton, i ka treguar edhe arsyet e kësaj kërkese dhe i ka zbuluar pretendimet e tij për parregullsitë që i ka gjetur ndër vite në udhëheqësinë e shtëpisë së sportit kosovar dhe ndërhyrjet brutale të këtyre të fundit nëpër Federata sportive, sipas tij, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Më poshtë mund ta lexoni letrën e hapur të kreut të Federatës së Pingpongut, Nehat Çitaku.

“Leter e hapur nga FPPK per BE te KOK-ut per DOREHEQJE TE PAREVOKUESHME te Ismet Krasniqit dhe te Besim Alitit.

Të nderuar anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës,

Ndihem i obliguar që si Kryetar i një federate të një sporti olimpik, Federatës së Pingpongut të Kosovës, t‘u drejtohem me këtë letër për t’iu informuar për ngjarjet që kanë ndodhur, e që fatkeqësisht ende po ndodhin në Federatën tonë, kryesisht nga ndërhyrjet brutale të Kryetarit dhe të Sekretarit të KOK-ut, e njëkohësisht për të kërkuar nga ju që të reflektoni.

Një ditë pas tërheqjes së ish-Kryetarit të FPPK-së, më 21.12.2023, kam takuar në zyrën e tij, z. Ismet Krasniqin, të cilin e kam njoftuar se nga ajo ditë fillon fushata zgjedhore në FPPK dhe se unë do të jem kandidat për kryetar dhe nga ai kam kërkuar që mos të ndikojë në procesin zgjedhor, e kam marrë premtimin, por në realitet kjo nuk ndodhi.

Në ditët në vazhdim, shumica e udhëheqësve të klubeve të pingpongut të Kosovës, kanë hasur në një trysni të paparë për votuar për kundërkandidatin tim dhe atë nga zyrtarët e Kuvendeve Kumunale, drejtorët e DS të komunave gjegjëse, vetë kryetarët e komunave, njerëzit me ndikim e madje edhe  prifti ka marrë instruksione që të ushtrojë ndikimin e tij në një klub pingpongu, kryetari i të cilit është i besimit katolik. Kulminacioni u arrijt kur Sekretari Gjeneral i KOK-ut thërret në telefon kryetrain e të vetmit klub serb që të votojë për kondidatin e tij të preferuar në këmbim të realizimit të disa projekteve. Këtë e konfirmoi vetë në takimin e datës 17.01.2024, në të cilin takim pjesëmarres ishin Kryetari dhe Sekretari i KOK-ut, Kryetari i Klubit Galileu dhe unë.

Tri ditët në vazhdim, para Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FPPK-së, kjo dyshe, Kryetari dhe Sekretari patën aktivitet të furishem në ndërhyrjen brutale në këtë proces zgjedhor, duke mos zgjedhur mjete për të arritur qëllimin e tyre, duke u bërë presion të paparë delegatëve, përfaqësuesve të klubeve të pingpongut në Kuvendin e FPPK-së.

Të pakënaqur dhe të zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve të 20 janarit, këta sot e kësaj dite ende vazhdojnë dhe mundohen të bëjnë përçarje në Federatë në format më të ulëta.

Më datë 29.02.2024, në seminarin e organizuar nga KOK për rolin e zyrtarit për integritet në sport në federatat sportive në Kosovë, pas përfundimit të ligjëratës së prezantuar nga Dr. Anastasia Khomutova, në pyetjen time drejtuar Dr. Khomutova se në cilin grup të abuzimeve hyn ndërhyrja e prijësve të një Komiteti Nacional Olimpik në zgjedhjet e një Federate Sportive Nacionale, asaj, për habinë e të gjithë të pranishmëve iu ndalua të më përgjigjet nga zyrtari për marketing i KOK-ut, me arsyetim se kjo pyetje eshte personale, duke harruar se unë aty prezantoja një Federatë Nacionale të një sporti olimpik.

I njëjti zyrtar, më datë 04.03.2024, pas komentit tim ne postimin në faqen zyrtare të KOK-ut në FB, lidhur me fushatën për ndërgjegjësimin e komunitetit sportiv në Kosovë per integritetin në sport, i fshin komentet e mia (mund t’i gjeni të bashkëngjitura) dhe në fund më bën “blok” duke më pamundësuar kyçjen në llogarinë e FB të KOK-ut e që është edhe një abuzim i fjalës së lirë.

Pra, këta prijës të KOK-ut janë kundër një njeriu me një bagazh prej 48 vitesh në sport, aktualisht nënkryetar i Unionit Mesdhetar të Pingpongut-MTTU, Kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosoves-FPPK, i diplomuari i gjeneratës së parë të ASMC-së dhe prijës i ekipit i cili loboi për të pranuar ndërkombëtarisht federatën e parë sportive kosovare, në vitin 2003 ne Paris, për të hapur rrugën për federatat tjera sportive të njihen ndërkombëtarisht.

Andaj, të nderuar anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, meqë edhe pas njoftimit tuaj për disa nga këto ndërhyrje, në emalin tim të dates 17.01.2024 me subjekt:  “Vërejtje nga FPPK”, keni heshtur, tani kërkoj nga Ju që të reflektoni, duke kërkuar llogari për këto abuzime të detajuara më lart ndaj zyrtarëve të FPPK-së nga udhëheqësit e juaj dhe nëse këto vërtetohen, të kërkoni respektimin e statutit të KOK-ut dhe Kartës Olimpike. duke kërkuar DORËHEQJEN E PAREVOKUSHME dhe të menjëhershme të Kryetarit dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të KOK-ut.

Për njoftimin tuaj, nëse ju nuk reflektoni, duhet ta dini se “INTEGRITY UNIT” e ITTF-it dhe e njëjta njësi pranë IOC-së, janë informuar zyrtarisht për këto abuzime. Bile, kjo e dyta është e njoftuar me të gjitha faktet edhe për abuzimet në këto federata:

1.       Federata e Taekëandos së Kosovës – ndërhyrjet brutale të Sekretarit Gjeneral, z. Besim Aliti në vendimin e prerë të GJAS-it.

2.       Federata e Notit e Kosovës – Trukimi i rezultateve dhe dëshmia e rrejshme e KOK-ut kundër FNK-së në CAS Llozanë.

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shumë shpejt mund të vijë deri te suspendimi i përkohshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës nga IOC.

Unë besoj dhe shpresoj se, ju ia doni të mirën sportit kosovar dhe se do të reflektoni në ditët në vijim dhe të arsyetoni pozitat që iu ka besuar komuniteti i sportit të Kosovës. Me respekt, Nehat Çitaku, Kryetar, Federata e Pingpongut e Kosoves.” /Gazeta Express/