string(93) "kryetari-i-drites-valon-murseli-per-favorit-do-ta-mbajme-driten-mbi-nivel-edhe-per-shume-kohe"

Sport

Gazeta Express

04/05/2025 21:52

Kryetari i Dritës, Valon Murseli për “Favorit”: Do ta mbajmë Dritën mbi nivel edhe për shumë kohë

Sport

Gazeta Express

04/05/2025 21:52

Njëri ndër pronarët e Dritës, Valon Murseli ka dhënë një pronocim për emisionin sportive “Favorit”.

Ai ka folur për shpalljen kampion të Dritës, pas pesë vitesh, dhe për herë të katërt në histori të klubit.

Ai ka thënë se nuk ka qenë e lehtë shpallja kampion, mirëpo ishte një ndjenjë e mirë, derisa shtoi se do të punojnë që ta mbajnë Dritën në këtë nivel edhe për shumë kohë të gjatë.

“Nuk ka kampionat të lehtë… Ka qenë e vështirë. Mirëpo ia dolëm në fund, edhe pse nuk e kemi menduar ta bëjmë kaq herët”

“Unë e Flamur Bunjaku s’e kemi marrë Dritën për interesa tona, po për ta ngritur në nivel të lartë. Do ta mbajmë në këtë nivel edhe për shumë kohë!”

“Qëllimi është me lujtë në Ligën e Kampionëve, por edhe nëse përfundojmë më poshtë nuk është problem”, ka thënë Murseli për “Favorit”./GazetaExpress/