Kryetari i Dragashit shpreh ngushëllime për vdekjen një personi nga kjo komunë si pasojë e një aksidenti në Austri - Gazeta Express
string(77) "kryetari-i-dragashitshprehngushellime-vdekjen-e-nje-te-riu-shqiptar-ne-austri"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 18:44

Kryetari i Dragashit shpreh ngushëllime për vdekjen një personi nga kjo komunë si pasojë e një aksidenti në Austri

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 18:44

Një i ri shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në rajonin Urfahr-Umgebung, pas përplasjes së një veture me një kamion.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili tregoi se viktima është Yll Zenuni nga fshati Kuk i Dragashit.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Zenuni.

“Na ka tronditur jashtë mase ndarja tragjike nga jeta e të riut Ylli Zenuni, bashkatdhetarit tonë nga fshati Kuk, i cili humbi jetën në një aksident në Austri. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenuni, të afërmve, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve të tij. Humbja e një të riu në moshë kaq të hershme është një dhimbje e madhe për familjen dhe për gjithë komunitetin tonë”.

“Ndajmë dhimbjen me ju në këto ditë të vështira dhe lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka thënë Xheladini. /Gazeta Express

18 vjeçari kosovar nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Advertisement
Advertisement
Advertisement