Kryesia e PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, nga ku Kryetari Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë konfirmuar se “çdo vendim politik i PDK-së do të merret me përgjegjësi nga organet drejtuese të partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizionin për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore”.
Në njoftimin e PDK-së thuhet se “anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimet dhe hapat e mëtejshëm politikë të partisë”.
“PDK mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...