Kryeshefja e ndërmarrjes publike Pallati i Rinisë, Mrika Gashi, ka njoftuar sot për dorëheqjen e saj nga kjo pozitë.
Gashi njoftoi për disa nga arritjet e saj gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë, teksa tha se po tërhiqet pa asnjë rezervë dhe për t’i dhënë mundësi ideve të reja.
“Rikthimin e gjallërisë urbane përmes fontanës dhe hapësirave publike, në bashkëfinancim me Komunën e Prishtinës; Nënshkrimin e memorandumit historik prej 40 milionë euro me Ministrinë e Kulturës për transformimin e Pallatit në një qendër moderne; Fitimin e një granti nga Banka Evropiane për Investime në vlerë prej 500,000 euro, për asistencë teknike në projektimin e restaurimit sipas standardeve më të larta”, ishin disa nga arritjet që ajo veçoi.
Mrika Gashi e kishte marrë këtë pozitë në dhjetor të vitit 2022. Ajo u bë gruaja e parë të drejtojë një ndërmarrje publike në Prishtinë.