Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi”, ka njoftuar se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate në vlerë prej 1.5 milionë euro për punë shtesë.
Por, kjo u mohua sot nga kryeshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi” Petrit Reçica, i cili tha se nuk e di se me cilët përfaqësues e ka arritur komuna këtë marrëveshje.
“Një sindikatë legjitime që e kemi, ata e kanë pasur edhe një takim, ata që kanë qenë në protestë. Më kanë njoftuar edhe zyrtarisht, një reagim që e kanë bërë edhe ata se nuk kanë pasur marrëveshje me komunën sepse në fund të fundit sindikatat nuk bëjnë marrëveshje”, deklaroi ai në një lidhje direkte në Klan Kosova.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...