Kryeredaktori i gazetës "Ilyria" në SHBA: Letrën për Kosovën ma dërguan nga kampi i Bidenit - Gazeta Express
string(88) "kryeredaktori-i-gazetes-ilyria-ne-shba-letren-per-kosoven-ma-derguan-nga-kampi-i-bidenit"

Gazeta Express

18/10/2020 15:16

Kryeredaktori i gazetës “Ilyria” në SHBA: Letrën për Kosovën ma dërguan nga kampi i Bidenit

Gazeta Express

18/10/2020 15:16

Dokumenti që po qarkullon nga mbrëmë, e ku pretendohet se kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden e ka paraqitur vizionin e tij për Kosovën dhe Shqipërinë, po kontestohet.

Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës “Ilyria” në SHBA, që ka qenë burimi i këtij informacioni, ka thënë se letra në të cilën shkruhet se për Biden pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, është dërguar në gazetë nga kampi që mirëmban kampanjën zgjedhore të kandidatit demokrat, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Është dërguar nga kampanja Biden-Harris në gazetën Ilyria”, ka shkruar Avxhiu, duke iu përgjigjur një qytetari që kërkonte burimin e saktë të këtij informacioni.

Në letrën e publikuar, përmes së cilës kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u është drejtuar shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, thuhet se sipas Biden, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Aty theksohet edhe se Bideni do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë dhe se do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit. Këtu përmenden edhe vëllezërit Bytyqi.

Për vërtetësinë e këtij dokumenti ka hedhur dyshim edhe gazetari Vehbi Kajtazi. Ai ka thënë se letra në fjalë nuk ka asnjë të dhënë origjinale dhe nuk është e publikuar në faqen zyrtare të Joe Biden dhe se “Era rren po i vjen”. /GazetaExpress/