Kryeqyteti i Italisë vishet kuq e verdhë, Roma triumfon ndaj Lazios - Gazeta Express
string(66) "kryeqyteti-i-italise-vishet-kuq-e-verdhe-roma-triumfon-ndaj-lazios"

Sport

Gazeta Express

05/01/2025 22:51

Kryeqyteti i Italisë vishet kuq e verdhë, Roma triumfon ndaj Lazios

Sport

Gazeta Express

05/01/2025 22:51

Roma ka vazhduar me rezultate pozitive nën trajnerin e ri Claudio Ranieri.

Romakët të dielën në mbrëmje fituan derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Lazion 2:0.

Rezultati i takimit u vendos në minutat e para.

Fillimisht, Lorenzo Pellegrini i dha epërsinë Romës në minutën e dhjetë.

Tetë minuta më vonë Alexis Saelemaekers dyfishoi epërsinë, çka doli të jetë edhe rezultati final i ndeshjes.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Lazios, Mile Svilar e mbajti portën e paprekur.

Lazio e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, kur në minutat e fundit sulmuesi Valentin Castellanos u ndëshkua direkt me të kuq.

Me fitore, Roma ngjitet në vendin e dhjetë, larg pritshmërive, me 23 pikë.

Lazio në vendin e katërt ka 35 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement