Kryeprokurori Gashi: Presim nga Gjykata dënim kapital ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt - Gazeta Express
string(101) "kryeprokurori-gashi-presim-nga-gjykata-denim-kapital-ndaj-te-akuzuarve-per-vrasjen-e-liridona-ademajt"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 10:39

Kryeprokurori Gashi: Presim nga Gjykata dënim kapital ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Lajme

Gazeta Express

15/01/2025 10:39

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, gjatë konferencës së sotme tha se presin nga gjykata dënim kapital ndaj të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të akuzuar janë Naim Murseli, ish bashkëshorti i Liridonës, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

“Sa i përket cilësimit të kësaj vepre penale ashtu sic e tha edhe prokurorja, kjo vepër penale është vepër penale “vrasje e rëndë” e kryer nga anëtari i familjes dhe e kryer në mënyrë dinake e cila vepër e bën të cilësuar këtë natyrë të veprës penale andaj si e tillë presim nga Gjykata një dënim kapital sa i përket kryerësve të kësaj vepre penale të cilët ne mendojmë dhe konsiderojmë që kemi arritur në mënyrë profesionale të grumbullojmë të gjitha provat dhe presim epilogun në gjykatë”, tha ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement