string(97) "kryeprokurori-cela-zbarkon-ne-fier-se-shpejti-rezultate-per-krimet-zgjedhore-e-pastrimin-e-parave"

Shqiperi

Gazeta Express

17/05/2021 12:20

Kryeprokurori Çela “zbarkon” në Fier: Së shpejti rezultate për krimet zgjedhore e pastrimin e parave

Shqiperi

Gazeta Express

17/05/2021 12:20

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Fierit.

“Qëllimi i vizitës, janë hetimet për denoncimet për krimet zgjedhore në kuadër të takimeve që po bëhen në Prokuroritë e Rretheve. Rëndësi hetimi korrekt për këto denoncime dhe transparenca ndaj publikut.

Në fier janë te konsiderueshme dhe çështja e dyte pastrimi i parave dhe  evazioni fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin antimafia. Hetime të rëndësishme edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar.” ka thënë Olsian Çela.

“Ka pasur një numër të konsiderueshëm në prokurorinë e Fierit për krime zgjedhore. KA pasur bashkëpunim dhe shumë shpejt do bëhen të ditura dhe është e rëndësishme që të tregohet transparencë dhe qasje tjetër.” tha më tej Çela.