Kryepolici Ilir Proda ka firmosur një serë ndryshimesh të rëndësishme në drejtoritë e komisariateve të Policisë. Pothuajse të gjitha komisariate në Tiranë, si dhe ato në Kukës dhe Shkodër, kanë emëruar shefa të rinj, për të forcuar strukturat dhe për të siguruar një menaxhim më të mirë të situatave.
Në Tiranë, një prej ndryshimeve më të rëndësishme është ajo në Komisariatin nr. 1, ku Robert Losha është transferuar në Komisariatin nr. 7 në Vorë, duke lënë vendin për Elton Shahinin, i cili vjen nga shefi i Vorës. Shahini ka një karrierë të gjatë dhe është njohur për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të krimit në familje, përfshirë vrasjen dhe groposjen e dy baballarëve nga fëmijët e tyre në Shënavlash.
Po ashtu, Idris Daulle, deri më sot zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, është emëruar shefi i ri i Komisariatit të Kamzës, ndërsa në vend të tij është emëruar Ervis Gjoshi si zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Gjoshi, i cili ka një karrierë të gjatë, ka qenë shef krimesh në komisariate të ndryshme si Kamza dhe Vlorë. Vendin e tij në Komisariatin nr. 4 e zë Feliks Hoda, i cili ka punuar më parë në sektorin e Antitrafiqeve.
Në Shkodër, pas shkarkimit të Nik Nikollajt, është emëruar Bekim Lika, i cili deri më tani ishte shef i Komisariatit të Kukësit. Lika ka një karrierë të gjatë dhe pritet të përballojë sfidat e Shkodrës. Në vendin e tij në Kukës është emëruar Besmir Qibini, i cili ka shërbyer më parë si shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.
Për Komisariatin nr. 2, Ermal Kenaçi është emëruar shef, duke zëvendësuar Ritvan Palin, i cili dha dorëheqje. Kenaçi ka qenë shef krimesh në disa komisariate, përfshirë Komisariatin nr. 3 dhe Komisariatin nr. 5.
Ndryshimet përfshijnë gjithashtu Komisariatin nr. 3, që do të vazhdojë të drejtohet nga Besmir Dervishi, dhe Komisariatin nr. 6, i cili do të drejtohet nga Erdit Rreçeku, të dy të emëruar në fund të vitit të kaluar.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...