Kryeparlamentarja Osmani tregon çfarë mund të ketë ndodhur me njohjen e Xhamajkës - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

21/02/2020 15:50

Kryeparlamentarja Osmani tregon çfarë mund të ketë ndodhur me njohjen e Xhamajkës

Ballina

Gazeta Express

21/02/2020 15:50

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri.

Në një konferencë të përbashkët për media, kryetarja e Kuvendit deklaroi se janë duke pritur një vlerësim zyrtar nga ana e MPJ-së sa i përket situatës së krijur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Xhamajkës, raporton Gazeta Express.

Osmani tha se edhe përkundër informatave për njohje ato mund të ndërrojnë si pasojë e ndërhyrjes së shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

“Tani për tani duhet të jemi të kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimit përfundimtar të situatës. Mund t’ju siguroj që edhe pse vjen informata, për arsye të ndërhyrjeve të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës situata ndryshon”, ka thënë Osmani

Tutje, Kryetarja e Kuvendit ka thënë se posa të marrë informatën zyrtare për situatën e krijuar do të deklarohet në emër të Kuvendit.

“Në momentin që vjen informata zyrtare do të deklarohem në emër të Kuvendit të Kosovës”, tha ajo./GazetaExpress/