string(116) "kryeparlamentari-ja-kerkesa-e-krasniqit-per-kurtin-gjej-kandidat-te-pershtatshem-per-nenkryetaret-ska-cka-diskutohet"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 22:10

“Kryeparlamentari/ja”, Kërkesa e Krasniqit për Kurtin: Gjej kandidat të përshtatshëm, për nënkryetarët s’ka çka diskutohet

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 22:10

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të VV’së, Albin Kurti për takim nesër, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Kurti që të gjej një kandidat të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve.

“Në këtë kontekst, gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”.

Ndërsa, Krasniqi thekson se për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka asgjë për të diskutuar.

“Natyrisht, për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi kjo është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe e përcaktuar qartë”, potencon Krasniqi.

Theksojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Ata kanë deklaruar se zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit është çështje politike, por nuk duan të përfshihen në ndonjë marrëveshje, ndërsa për postin e nënkryetarit që u takon, nuk negociojnë, pasi e konsiderojnë të drejtë legjitime të subjektit të tyre.

Kurti ka ftuar takimin me dy liderët për të enjten në orën 08:30. Ndërkohë, mbledhja e nëntë e seancës konstituive pritet të fillojë në ora 10:00.