Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë mbështetje nga BE-ja për përballjen me koronavirusin - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

26/03/2020 15:41

Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë mbështetje nga BE-ja për përballjen me koronavirusin

Ballina

Gazeta Express

26/03/2020 15:41

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me krerët e kuvendeve të rajonit nëpërmjet një kumtese njoftoi se u kanë kërkuar presidentëve të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, David Sasoli dhe Ursula von der Lejen që t’i ndihmojnë Ballkanit Perëndimor në luftën kundër virusit korona, njofton Portalb.mk.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës aktuale dhe të problemeve me të cilat përballemi si rezultat i pandemisë me COVID-19, kjo kërkesë e përbashkët synon të theksojë situatën aktuale shumë të pafavorshme dhe sfidat që e shoqërojnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor; si për sa i përket numrit të personave të infektuar ashtu edhe kuptim të pajisjes së pamjaftueshme shëndetësore në Rajon, pajisje e domosdoshme për parandalimin, trajtimin dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të Koronavirusit (COVID-19). Në lidhje me këtë, ne tani, më shumë se kurrë paraprakisht kemi nevojë për solidaritet, për qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që Ballkani Perëndimor, i cili  gjithmonë qartazi dhe pa mëdyshje ka theksuar se i përket familjes evropiane, të përjashtohet nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që, përmes ndarjes së eksperiencës dhe furnizimit me pajisjet e nevojshme dhe aparatet mjekësore, të bëhet pjesë e Përgjigjes së Përbashkët Evropiane për sa i përket luftës ndaj pandemisë COVID-19”, thuhet në kërkesë, përcjell Gazeta Express.

Ata bëjnë thirrje të merrni masat e mëposhtme, duke e pasur parasysh të ardhmen tonë të përbashkët, barazinë dhe solidaritetin:

  • të konsideroni përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE+skemën e autorizimit të eksportit;
  • mundësimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, nëse është e domosdoshme, të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të Përbashkëta të Prokurimit Publik për Kundërmasat Mjekësore për të marrë pjesë kështu në prokurimin e përbashkët të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse për të luftuar pandeminë COVID-19;
  • shqyrtimin e mundësisë për lejimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ridestinojë fondet ekzistuese nga Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) për të luftuar pandeminë COVID-19, si dhe për të përdorur të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga fondet ndryshme të BE-së për këtë qëllim.
  • Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, ne mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nënshkrues:

  • Gramoz Ruçi
    Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
  • Denis Zvizdiç
    Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, Asambleja Parlamentare e Bosnjë dhe Hercegovinës
  • Dragan Çoviç
    Kryetar i Dhomës së Popujve, Asambleja Parlamentare e Bosnjë dhe Hercegovinës
  • Vjosa Osmani
    Kryetare e Kuvendit të Kosovës
  • Ivan Brajovic
    Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi
  • Talat Xhaferi
    Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Maja Gojkoviq
    Kryetare e Kuvendit Nacional të Republikës së Serbisë