"Kryengritje e djathtë", Abdixhiku në Rahovec: Qytetarët na pritën me entuziazëm të zjarrtë, e kanë LDK'në që kanë kërkuar - Gazeta Express
string(116) "kryengritje-e-djathte-abdixhiku-ne-rahovec-qytetaret-na-priten-me-entuziazem-te-zjarrte-e-kane-ldkne-qe-kane-kerkuar"

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 21:49

“Kryengritje e djathtë”, Abdixhiku në Rahovec: Qytetarët na pritën me entuziazëm të zjarrtë, e kanë LDK’në që kanë kërkuar

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 21:49

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i LDK-së tha se kanë qenë të shumtë dhe entuziast si në çdo takim tjetër që ai ka zhvilluar sot, shkruan Gazeta Express.

Tutje, Abdixhiku ka thënë edhe se, ka kohë që qytetarët kanë kërkuar ‘‘një LDK si kjo’’, e cila përbashkon e afron, dhe të cilën, qytetarët duhet ta ruajnë, mbrojnë e forcojnë.

Postimi i plotë:

Në takimin e radhës u ndalëm në Rahovec. Në qytet. Aty gjetëm qytetarë të shumtë që na pritnin me entuziazmin e njejtë – të zjarrtë – si në çdo takim tjetër sot.

Ky momentum i mirë, kjo mbështetje e përkrahje si rrallë herë më parë l – është një kryengritje e djathtë.

Ka kohë që keni kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK, që afron, që përbashkon, që kthehet në zanafillë, tek njerëzit e vet, që kthehet në bazë tashmë e keni. E keni siç e keni kërkuar përherë.

Prandaj ruajeni, duajeni, mbrojeni, forcojeni.

Lartnojeni këtë LDK tuajën, sepse me të, lartnoni vet Republikën e Kosovës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement