Kryeministri pakistanez fajëson veshjen e grave për dhunimet seksuale, ja me kë dilte vetë - Gazeta Express
string(89) "kryeministri-pakistanez-fajeson-veshjen-e-grave-per-dhunimet-seksuale-ja-me-ke-dilte-vete"

Kryeministri pakistanez fajëson veshjen e grave për dhunimet seksuale, ja me kë dilte vetë

Lajme

Gazeta Express

07/04/2021 15:35

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka nxitur reagime të shumta pasi e fajësoi mënyrën se si gratë vishen për rastet e dhunës seksuale.

Sipas tij, rritja e shpejtë e numrit të rasteve të dhunimit seksual tregon, siç u shpreh Khani, pasojat në çdo shoqëri ku vulgariteti është në rritje, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I shkolluar në Oksford, politikani 68-vjeçar i këshilloi gratë që të mbulohen për ta parandaluar joshjen seksuale të meshkujve.

Imran Khan me një mikeshë në një hotel të Londrës (1992)

“I tërë koncepti i purdas (mbulimit të trupit) është që të shmanget joshja, jo të gjithë kanë vetëkontroll për ta shmangur atë”, deklaroi presidenti i shtetit me mbi 208 milionë banorë.

Sidoqoftë, kur ishte më i ri, ish-lojtari i kriketit nuk ishte i panjohur për gratë e veshura me rroba të shkurtra apo të hapura. Ai madje merrte pjesë në klube nate të VIP-ave gjatë kohës kur jetonte në Londër.

Imran Khan duke ecur me një grua të panjohur në një rrugë të Londrës (1990)

Dikur student, ai kishte dalë në takim me njohësen e modës dhe gazetaren, Susannah Constantine, para se të martohej me Jemima Goldsmith-in më 1995.

Komisioni i Pakistanit për të Drejtat e Njeriut, vëzhgues i pavarur i të drejtave, tha të martën se është i shokuar nga komentet e presidentit.

Imran Khan me gazetaren Susannah Constantine (1995)

Pakistani është shtet me prirje të fuqishme konservatore, ku viktimat e dhunimit seksual shpesh shikohen me dyshime, ndërsa ankesat në organet e drejtësisë rrallë shqyrtohen seriozisht.

Një pjesë e madhe e vendit jeton sipas “kodit të nderit”, ku gratë që e sjellin “turpin” në familje mund të jenë viktima të dhunës dhe vrasjes.