Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/07/2020 16:30

Kryeministri: Nuk propozojmë “Gjendje të Jashtëzakonshme”, shtrëngojmë masat anti-COVID-19

Lajme

Gazeta Express

12/07/2020 16:30

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë ka thënë se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim

“Sapo e kryem edhe mbledhjen e këshillit ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me skenarin e parë, pra me ndërmarrjen e masave të reja dhe me zbatimin e plotë më rigoroze….. duke mos e përjashtuar edhe shtjellimin  masave për shpalljen e  gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti.

Ai shtoi se masat e reja do të jenë rigoroze dhe se nuk do të tolerohet askush që nuk i respekton.

“Masat shtesë të cilët do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitete në ato që kemi marrë më herët sepse masat më efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, janë të thjeshta. Maska, distancë, higjienë…. më lejoni të ju them se nuk do të tolerojmë asnjë dhe asgjë”, deklaroi ndër të tjerash Hoti.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz të masave ekzistuese kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat do të vendosen në mbledhjen e qeverisë.

Ashpërsimi i masave për parandalimin e përhapjes së korinavirusit pason pas rritjes së numrit të rasteve me koronavrius në tre javët e fundit.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve.

Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 190 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 111 në spitalet e përgjithshme rajonale.

Nga ta, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.