Kryeministri në detyrë shkarkon Avdullah Hotin - Gazeta Express
string(46) "kryeministri-ne-detyre-shkarkon-avdullah-hotin"

Kryeministri në detyrë shkarkon Avdullah Hotin

Gazeta Express

26/03/2020 0:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar Avdullah Hotin nga pozita e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Ky vendim i Kurtit vjen pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Lexo Edhe:

‘’Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z Avdullah Hoti’’, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Ndryshe, Kurti shkarkoi edhe Agim Veliun para disa ditëve nga pozita e ministrit të Brendshëm. /Express/