Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun....” - Gazeta Express
string(61) "kryeministri-ne-ardhje-kendon-kengen-nrahovec-e-kemi-konakunk"

Gazeta Express

30/05/2020 16:13

Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

Gazeta Express

30/05/2020 16:13

Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhet javën e ardhshme Shef i Qeverisë. Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës. Në vendlindjen e tij, ai ka kënduar këngën “Destan Beg…”. Videoja është publikuar në FB.

Kryeministri i parë i Kosovës ishte nga Suhodolli i Mitrovicës. I dyti nga Gllogjani i Deçanit. I treti nga Tygjeci i Kamenicës. I katërti nga Qyshku i Pejës. I pesti nga Buroja e Skenderajt. I gjashti nga Prapashtica e Prishtinës. I shtati prapë ishte nga Gllogjani. Kryeministri i tetë i Republikës i cili tash është në detyrë është nga Prishtina me prejardhje nga një fshat i Ulqinit.

Lexo Edhe:

Kryeministri i nëntë është nga Ratkoci i Rahovecit që do të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Republikës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila konstatoi se vendi s’mund të shkojë në zgjedhje pse kërkon një parti pa pasur konsensusin e 2/3 të deputetëve.

Sidoqoftë, dikush ka publikuar një video ku shihet Kryeministri i ardhshëm teksa ia thotë këngës, në të cilën këndohet edhe qyteti i Rahovecit.

Hoti është i lindur në vitin 1976. Është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës. Ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës në kohën e Isa Mustafës. Pastaj, ka mbajtur pozitë e Ministrit të Financave, pastaj Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së dhe së fundmi Zëvendëskryeministër.