Kryeministri Kurti për takimin me Presidentin Thaçi: Ishte takim për të mirën e vendit - Gazeta Express
string(85) "kryeministri-kurti-per-takimin-me-presidentin-thaci-ishte-takim-per-te-miren-e-vendit"

Kryeministri Kurti për takimin me Presidentin Thaçi: Ishte takim për të mirën e vendit

Gazeta Express

13/03/2020 17:57

Në konferencën e jashtëzakonshme ku njoftoi për dy rastet e para me koronavirus, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pati takim substancial me Presidentin Hashim Thaci dhe ishte i nevojshëm për të mirën e vendit.

“Takimi që kisha sot me Presidentin. Ishte pa ndonjë shtrëngim duarsh. Ishte në një datë të përshatshme, e premte i 13-i”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Filloi me koronavirus dhe përufndoi me ndërprerje për lajmin që na u dha për koronavirus. U dakorduam që të vazhdojmë të takohemi”, u shpreh ai.

Kurti ka thënë se kanë folur për të gjitha tema që prekin Kosovën.  

“Takimi ka hapur një mori temash, prej minishengenit te aleanca ballkanike. Prej pozitës, opozitës deri te dialogu, e tarifa, e Uashingtoni”

Kurti e sheh si pozitive bisedën e parë të tij me Presidentin Thaci, pasi ai e sheh të nevojshme që të koordinohet me të parin e vendit.

“Ka qenë një takim si lajm i mirë për Kosovën meqenëse Presidenti e Kryeministri duhet të takohen. Ka qenë takim substancial edhe pse nuk është menduar si i tillë. Dhe do të vazhdojë, që të mos ketë befasi dhe paprashikueshmëri”, ka thënë Kurti. /Express/