Kryeministri Kurti paralajmëron heqjen e taksës me faza - Gazeta Express
string(55) "kryeministri-kurti-paralajmeron-heqjen-e-takses-me-faza"

Gazeta Express

20/03/2020 13:59

Kryeministri Kurti paralajmëron heqjen e taksës me faza

Gazeta Express

20/03/2020 13:59

Kryeministri Albin Kurti sot ka takuar deputetët e Grupit Parlamentar 6 Plus, me të cilët ka diskutuar gjendjen në vend.

Kryeministri Kurti u ka thënë përfaqësuesve të GP 6 Plus se ai do të fillojë heqjen e taksës në faza dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nga ana e tyre përfaqësuesit e “6 Plus” kërkuan nga kryeministri një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë në këtë situatë dhe vlerësuan se nuk ka arsye për panik dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend.

 Ata po ashtu shprehën kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, për të cilën kryeministri Kurti tha se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

Kryeministri dhe GP 6 Plus janë pajtuar që Kosovës i duhet stabilitet politik.

“Të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim deputetët e Grupit Parlamentar “6 Plus”, njëherësh partner në koalicionin qeveritar.

Në takim kryeministri Kurti i njoftoi deputetët se situata në vend pas shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë është stabile dhe masat e marra nga qeveria janë të mjaftueshme dhe po e mbajnë gjendjen nën kontroll.  

Nga ana e tyre përfaqësuesit e “6 Plus” kërkuan nga kryeministri një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë në këtë situatë dhe vlerësuan se nuk ka arsye për panik dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Ata po ashtu shprehën kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, për të cilën kryeministri Kurti tha se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet.

Të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje.